Paris, 22 mars, NOA - Pas humbjes në zgjedhjet rajonale, presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, ka ndërmarrë ndryshime në kabinetin qeveritar, duke dashur kështu të parandalojë efektin e këtyre votimeve ndaj afrimit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012.
Konkretisht, ai ka larguar nga qeveria ministrin e Punës, Ksavier Darkos dhe e ka zëvendësuar atë me ministrin e Buxhetit, Erik Vert.
Mediat franceze spekulojnë se Sarkozi do të zëvendësojë tani disa sekretarë të shtetit, të cilët ai vetë i futi përpara disa kohësh në qeveri gjatë politikës së tij të debatuar "së hapjes" kundrejt të majtëve.
Socialistët, të gjelbërit dhe parti të tjera të majta arritën të marrin rreth 53 përqind të votave.
Në të gjitha rajonet, përveç Alsasit, lidhja e të majtëve arriti të marrë shumicën e votave. Konservatorët morën rreth 35.4 përqind, ndërkohë partia ekstrene e djathtë Front National mori mbi 9.2 përqind të votave.
n.e/NOA