English

Jeremiç gjysëm mysliman, që manipulon arabët

Beograd, 22 mars, NOA / Nga Muhamer Pajaziti - Kryediplomati serb, Vuk Jeremiç, vetëm 35 vjeç, po luan skenarët e përkryera serbo-sllave me politikën e improvizimeve dhe mashtrimeve strategjike.

Jeremiçi një fizikant i diplomuar që i hyri botës së diplomacisë duke ndjekur studimet master në Harvard, është bërë një figurë e indoktrinuar dhe e përgatitur për të propaganduar interesat gjeostrategjike serbe.

Jeremiç, një nip i myslimanëve po shfaqet një improvizues i skalitur i diplomacisë serbe nëpër vendet arabe. Ai është i biri i babait serb, Mihajllo Jeremiç dhe nga nëna Sena Pozderac, vajza e Sadeta Pozderac, motrës së ish-funksionarit të lartë boshnjak në kuadër të ish-Jugosllavisë së Titos, Hamdija Pozderac.

Jeremiç ka deklaruar në "Tv Hayat" para një viti se origjina e tij familjare është e lidhur edhe me botën boshnjako-myslimane. Ai deklarohet si serb ortodoks, mirëpo ka pranuar se përkushtohet edhe për pjesën tjetër të identitetit, ato boshnjako-myslimane.

Diplomacia antishqiptare me perçet arabe

Vuk Jeremiç duke shfrytëzuar myslimanizmin si kartë familjare, për shkak të nënës së tij myslimane, diplomacia e tij si ministër i Jashtëm është aktivizuar tejmase për bllokimin dhe obstruksionet ndaj shtetit të Republikës së Kosovës.

Beteja në rrafshin ndërkombëtarë për Kosovën, ka çuar Jeremiçin për të propaganduar gjithçka antishqiptare në shtetet e botës arabe. Në shumë shtete arabe, duke përfshirë Libinë, Egjiptin, Iranin dhe shtete tjera të në Azi dhe Afrikë, ai shfaqet përveç diplomatit si një mysliman i denjë. Fotografi dhe pamje të tij duken edhe për vizitat e tij në institucione të kultit, saqë ai edhe falet nëpër xhamitë myslimane, vetëm e vetëm për të arritur qëllimin e politikës serbe kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Kjo është strategjia e përkryer e Beogradit, që në këtë mënyrë po propagandon dhe po mban peng botën arabe, sa i përket shtimit të njohjeve të reja të Kosovës.

Ana myslimane e Jeremiçit

Vuk Jeremiç edhe pse nga emri dhe mbiemri duket se nuk ka asnjë lidhje me myslimanizmin, ai nga nëna e tij, Sena është një mysliman i pastër. Edhe pse emrin Vuk, ai është një nga stërnipët e Murat Pozderac në periudhën e sundimit turk, por edhe nip i Hamdija Pozderac, funksionarit famëlartë boshnjak në kuadër të ish-federatës jugosllave. Hamdija Pozderac ka qenë djali i Nuri Pozderac, një figurë protagoniste që u vra në vitin 1943 si një nga komandantët udhëheqës partizan në betejën e Sutjeskës.

Ai la tetë fëmijë, katër djem dhe katër vajza. Dy djemtë e tij Hamdi Pozderac dhe Haki Pozderac, bëhen protagonistë kryesorë dhe funksionarë të lartë në sistemin komunist në RSFJ. Sidomos Hamdi Pozderac në vitet e ‘80-ta arrin pozita të larta në kreun e shtetit jugosllav. Ai me politikën e tij fuqimisht angazhohej për afirmimin e myslimanëve dhe gjithnjë ka qenë në konflikt të heshtur me politikanët serb. Duke qenë në këtë pozitë, në vitin 1980 ndaj tij ngritet një aferë korruptive me një ndërmarrje shtetërore "Agrokomerc", ku u akuzua edhe vëllai i tij Haki Pozderac.

Pas një periudhe, Hamdija Pozderac largohet nga të gjitha funksionet shtetërore në vitin 1987 dhe pas një viti ai ka ndërruar jetë. Dyshimet e para që lindin për vdekjen e tij janë se ai ishte helmuar nga strukturat serbe në kuadër shërbimit sekret jugosllav në Beograd, sidomos nga bashkëpunëtorët e Sllobodan Millosheviçit, i cili në atë periudhë konsiderohej si njeriu i fuqishëm me nacionalistes serb.

Por në këtë periudhë Vuk Jeremiç ishte vetëm një fëmijë që ndiqte shkollën në Beograd dhe shoqërohej nga gjyshja Sadeta Pozderac, e cila ishte e martuar me diplomatin Sherif Buljubashiç. Sena Pozderac, nëna e Jeremiçit hyri në familjen e Jeremiçëve, mirëpo e cila mbante trashëgiminë e saj si myslimane.

Afërsia me Millosheviçët dhe Tadiçët

Vuk Jeremiç ishte një djalë i lazdruar dhe me gjitha kushtet që rritej në Beograd. Ai falë pozicioneve të larta të babait të tij Mihajllo Jeremiç si drejtor i kompanisë së famshme të naftës "Jugopetrol", tanimë e njohur si "NIS", ishte i lidhur drejtpërdrejt me qarqet e atëhershme të pushtetit serb, sidomos lidhjet e afërta me ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviç, por edhe si anëtarë i Partisë Socialiste Serbe. Jeremiçët mbanin lidhje të mira edhe me presidentin aktual Boris Tadiç, i cili njihej që atëkohë edhe me Vuk Jeremiçin, sepse e kishte nxënës në gjimnazin e Beograd, ku Tadiç ishte profesor psikologjie.

Duke qenë në pozita të tilla të pasurisë dhe lidhjeve të afërta politike, Vuk Jeremiç fillon shkollimin etij në Universitetin Queen Collegeu në Kembrixh për fizikën teorike, ndërsa më pas masterin për diplomaci në Universitetin e Harvardit.

Ai me të kthyer në Beograd, që në moshën 28-vjeçare bëhet këshilltari i parë më i ri shtetëror në qeverinë e Serbisë dhe njëri i afërt me Tadiçin.

Ai njëkohësisht shfrytëzon martesën me gazetaren televizive Natasha Lekiç, e cila gjithashtu është një promotore e politikës së tij në qarqet mediale.

Zgjedhja e Jeremiçit për një diplomat serb nuk është e rastësishme, por ai del si një protagonist i përkryer i politikave serbe, sidomos në planin ndërkombëtar.

NOA-INA

KOMENTE