English

Lokalet, Sarkozi humbet rëndë

Paris, 22 mars, NOA - Kampi politik i qeverisë së presidentit francez, Nikolas Sarkozi ka ka pësuar një humbje të rëndë në zgjedhjet e fundit lokale në Francë.

Por nga ana e tij, Sarkozi deklaroi se ai do të vazhdojë politikën e tij të reformave, pavarësisht humbjes në zgjedhje.

Në të gjitha rajonet, përveçse në Alsasë, aleanca e majtë ka dalë si forcë më e fuqishme.

Ndërsa partia e Sarkozisë, UMP, ka fituar vetëm rreth 35 përqind të votave, kurse fronti nacionalist ekstremist i djathtë fitoi 10 përqind të votave.

Sa i përket pjesëmarrjes në votime ishte gati 50 përqind, pak më e lartë se në raundin e parë që u zhvillua para një jave.

n.e/NOA

KOMENTE