Milano, 22 Mars NOA - Për sa i përket çështjes së krijuar për lojtarin e Interit, Mario Balotteli ka dhënë mendimin e tij dhe ish drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi.
Moggi ka deklaruar se Balotteli është një çështje të cilën ekipi zikaltër i Interit, nuk ka ditur t'i japë një drejtim të duhur dhe sipas tij ai është një lojtar me shumë vlera të cilat Interi nuk po arrin ti shfrytëzojë më së miri.
Sipas tij tekniku zikaltër, Murinjo po tregohet tepër i ashpër me Balottelin dhe Moggi ka theksuar se duhet të gjejë një mënyrë tjetër për të, pasi ai do ti duhet ekipit dhe madje ka shtuar se "supermario" mund të jetë ndër lojtarët kryesorë tek të cilët Inter mund të mbështet për fundin e këtij kampionati.
r.b/NOA