Tiranë, 22 Mars NOA - "Edi Rama vazhdon serialin e trillimeve dhe mashtrimeve për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Akuza ka ardhur pak minuta më parë nga Erla Mëhilli, zëdhënëse e Partisë Demokratike, duke reaguar për pretendimet e liderit të opozitës se me mos-hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit sipas planit të PS, nuk mundësohet arritja e standardeve për zgjedhjet e ardhshme vendore.
"Edvin Kristaq Kriza apo Kryetar 2 K sërish i tmerruar nga transparenca e hapjes së kutive, pas ofertës së shumicës për hetim të çdo gjëje me ndihmën e 100 prokurorëve e hodhi poshtë këtë ofertë", - tha Mëhilli në daljen e saj për mediat.
"Sot Kryetar Kutia nxori për të shpifur dhe trilluar ndrikullën e organizatës terroriste "Hakmarrja për drejtësi", ku kërkoi sërish që të marrë në dorë vendimet e gjykatave, refuzoi hetimin e komisionit parlamentar të kombinuar me atë të prokurorisë dhe kjo vetëm se nuk disponon qoftë dhe një provë apo fakt të vetëm për të vërtetuar pretendimet e tij", - vijoi gjuha e ashpër e zëdhënëses së mazhorancës.
"Partia Demokratike informon qytetarët shqiptarë se nuk është transparenca ajo që kërkon zoti Rama por vazhdimi i këtij seriali trillimesh dhe mashtrimesh për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale ku sigurisht që e pret një disfatë e plotë", - ka përfunduar Mëhilli.
e.r/NOA
Lexoni më shumë mbi zhvillimet politike të ditës:
Meta: Rama nuk synon të hapë kutitë por të prishë imazhin e vendit
Berisha: Për hetimin e zgjedhjeve kemi 100 prokurorë të gatshëm
Meta: Ligji i ri për SHISH s'do votohet pa u konsultuar me ndërkombëtarët
Eurodeputetët takohen me Berishën: Vizat, jeni gati t'ju hiqen
Kukan: Vizat, plani është të hiqen para pushimeve verore
PS refuzon Komisionin Hetimor: Berisha u tall me shqiptarët dhe ndërkombëtarët
Kukan: Heqja e vizave, jam i impresionuar nga realizimi i kushteve