English

PS: Berisha dhe Meta s'mund të hetojnë vetveten

Meta: Rama nuk synon të hapë kutitë por të prishë imazhin e vendit

Tiranë, 22 Mars NOA - "Kryeministri i Ruzhdies dhe zëvendësi i tij vazhdojnë të luajnë shfaqjen e shëmtuar të dalë boje. Parlamenti i Ruzhdies, ditën e premte, mohoi nën tiraninë e kartonëve të drejtën kushtetuese të opozitës për transparencë dhe hetim parlamentar të zgjedhjeve të 29 qershorit".

Ky ishte reagimi i pak minutave më parë nga Partia Socxialiste përmes deputetes Shegush Ligori.

Ajo tha se mazhoranca shkeli ditën e premte procedurat parlamentare, kushtetutën, parimet dhe vlerat europiane si dhe angazhimin e marrë përpara faktorit ndërkombëtar për dialog dhe konsensus.

"Të gjitha u shkelën të premten nga pushteti i Ruzhdies, që njësoj si në Ruzhdie, u vodhën firmat e deputetëve socialistë dhe u tjetërsuan nismat e opozitës për transparencë", - theksoi Ligori.

Për Partinë Socialiste, Komisioni parlamentar i miratuar në kuvendin e Ruzhdies nuk mund të bëjë transparencë njësoj si hajduti nuk mund të hetojë vetveten.

"E drejta e Partisë Socialiste për transparencë është një e drejtë kushtetuese, të cilën as Sali Berisha, as Ilir Meta e askush tjetër nuk mund ta tjetërsojë. Përpara të drejtës sonë ligjore dhe kushtetuese, Partia Socialiste dhe mbarë populli opozitar nuk do të ndalet, por do të shfrytëzojë çdo rrugë demokratike për të çuar deri në fund kauzën për demokraci dhe standarde", - përfundoi reagimi i Ligorit për deklaratat e pak orëve më parë të Metës.

e.r/NOA

Lexoni si erdhi reagimi: Meta: Rama nuk synon të hapë kutitë por të prishë imazhin e vendit

Lexoni më shumë mbi zhvillimet politike të ditës:

Meta: Ligji i ri për SHISH s'do votohet pa u konsultuar me ndërkombëtarët

Berisha: Për hetimin e zgjedhjeve kemi 100 prokurorë të gatshëm

Eurodeputetët takohen me Berishën: Vizat, jeni gati t'ju hiqen

Kukan: Vizat, plani është të hiqen para pushimeve verore

PS refuzon Komisionin Hetimor: Berisha u tall me shqiptarët dhe ndërkombëtarët

Kukan: Heqja e vizave, jam i impresionuar nga realizimi i kushteve

KOMENTE