English

SHBA, kalon reforma shëndetësore

Uashington, 22 mars, NOA - Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan ka miratuar reformën e kujdesit shëndetësor, propozuar nga presidenti Barak Obama si prioriteti i tij kryesor i politikës së brendshme.

Kjo është mundësuar falë shumicës demokrate në këtë dhomë, me 219 vota pro dhe 212 kundër, ndërsa pakica republikane ishte kundër kësaj reforme, por duket se votat e demokratëve kanë mjaftuar për ta kaluar atë.

Nga ana e tij, presidenti Obama e vlerësoi miratimin e paketës shëndetësore dhe duke folur në Shtëpinë e Bardhë rreth saj, ai tha se ky votimi u jep përgjigje lutjeve të njerëzve të pasiguruar, pasi legjislacioni i ri do të ofrojë siguracione shëndetësore për 32 milion amerikanë që nuk e kanë atë.

Ndërkaq, dhoma e Përfaqësuesve po ashtu miratoi një projektligj tjetër ndryshimesh ndaj masës së miratuar nga Senati amerikan.

n.e/NOA

KOMENTE