English

Trajkoviç: Serbët vuajnë nga sindroma e të qenit kryesorë

Beograd, 22 mars, NOA - Politikania serbe, Rada Trajkoviç, fajëson elitat politike serbe, por edhe ato shqiptare për moskapërcimin e dallimeve mes dy vendeve si edhe izolimin e të dy popujve.

Sipas saj, "edhe serbët nuk kanë një perceptim të qartë se çfarë nënkupton demokracia, pasij emi mësuar paksa që në hapësirën e Kosovës duhet të qeverisim dhe jo të bëjmë marrëveshje me shumicën".

Ndër të tjera, ajo ka pohuar se "te serbët ende ekziston ajo sindroma, që ata duhet të jenë kryesorët dhe se shqiptarët duhet ta dëgjojnë atë që ata thonë, pa marrë parasysh gjendjen faktike në terren dhe ata duhet të lirohen sa më parë nga kjo sindromë".

"Në terren ka të tilla gjëra, sepse gjithnjë e më pak po ka konflikte mes shqiptarëve dhe serbëve, çdo herë e më tepër ka tolerancë. Ndryshe, shqiptarët dhe serbët kurrë s'kanë pasur urrejtje ndaj njëri-tjetrit, gjithnjë kemi jetuar pranë njëri-tjetrit", shprehet Rada Trajkoviç.

Në anën tjetër, institucionet e Kosovës thonë se dialogu shqiptaro-serb po thellohet. Një ndër arsyet përmendin hapat e marrë nga institucionet, siç është krijimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete. n.e/NOA

KOMENTE