Prishtinë, 22 mars, NOA - "Rinia Aktive" me ftesë të Lëvizjes "Vetëvendosje" ka qenë e ftuar në një takim në Prishtinë, ku u diskutua mbi gjendjen e shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës, duke u fokusuar më shumë në aktivitetet e ardhshme të këtyre forumeve.
Të dy liderët, ai i "Rinia Aktive" Dritan Broka dhe ai i Lëvizjes "Vetëvendosje" Albin Kurti, u shprehën që lëvizja dhe forumi në fjalë, mbas këtij bashkëpunimi që lidhen do kenë një koordinim të vazhdueshëm për të gjitha aksionet dhe aktivitet e tyre.
Kryetari i forumit "Rinia Aktive" i tha Albin Kurtit se lëvizja e tij përfaqëson opozitën e vërtetë në Kosovë.
Ndërsa lideri i "Vetëvendosjes" shprehu dëshirën e vazhdueshme për të bashkëpunuar me shqiptarët e Shqipërisë dhe aq me tepër me të rinjtë.
Në përfundim të takimit, u la që do ketë shumë takime të tjera dhe koordinimi do fillojë që në fushatën e nisur nga dy lëvizjet njëkohësisht me sloganin "Stop & drejtësi" si në Shqipëri dhe Kosovë, duke i thënë stop politikës së korruptuar dhe stop padrejtësive.
n.e/NOA