Londër, 22 mars, NOA - Përgatitja e mëngjesit me një vezë të vetme për pesëmbëdhjetë veta, tani nuk është më një ëndërr. Dhe kjo, pasi është zbuluar veza gjigante e një struci.
Sipas raporteve, prej shitjes së llojit të saj, pritet të sigurohet një e ardhur në total prej 21 milion euro, për firmën e cila ka nxjerrë në treg këtë vezë gjigante, që i kursen amvisat nga blerja e dhjetëra të zakonshmeve.
E vetmja pengesë është koha e gatimit për të, pasi i duhet të paktën 1 orë e gjysmë për t'u zierë, nëse ju pëlqen ta hani kështu, pra thuajse sikur zieni mishin.
"Por gjithsesi, është një gjë e përsosur, dhe të mendosh sidomos për Pashkët", pohon Frances Vesterman për vezën gjigande.
n.e/NOA