Tiranë, 23 Mars NOA - Një i ri nga Kavaja është arrestuar pasi akuzohet se ka thyer vendimin e gjykatës për masë sigurie me arrest shtëpie duke u larguar që andej pa lejen e autoriteteve.
Burime zyrtare policore i thanë sot agjencisë NOA se specialistët e Komisariatit të Policisë Kavajë, ndaluan shtetasin në kërkim Zamir Xhelezi, 24 vjeç, banues në fshatin Spille, Kavajë.
Ndalimi i tij u krye pasi Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin e datës 24 dhjetor 2009, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".
Policia tha se materialet në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale të "Largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit", parashikuar nga neni 323/1 i Kodit Penal, i kaluan Prokurorisë.
e.r/NOA