Milano, 23 Mars NOA - Mario Balloteli po kalon një moment vërtet të vështirë në ekipin e tij të Interit dhe duhet thënë se marrëdhëniet e tij me trajnerin e skuadrës nuk janë optimale.
Të gjithë mediat kanë folur për një fitore të vetë Murinjos në Londër, ku Inter arriti të mundë Çelsin dhe të kualifikohet për më tej në Ligën e Kampionëve.
Mario Balloteli i pyetur në lidhje me këtë fitore ka një mendim tjetër dhe ai ka thënë se kanë qenë vetë lojtarët të cilët bënë të mundur fitoren dhe jo Murinjo.
"Në Londër fitoi skuadra", - deklaroi Balloteli i pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë çështje.
Mario gjithashtu shtoi se në lidhje me aktivizim e tij këtë gjë duhet ta vendosë vetë tekniku zikaltër dhe është ai, sipas tij që do të caktojë këtë moment për lojtarin.
r.b/NOA