English

Berisha me ministrin kuvajtian: Linjë ajrore mes dy vendeve

Tiranë, 23 mars, NOA - Përveç shkëmbimeve tregtare dhe marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kuvajtit, shumë shpejt mes dy vendeve do të ketë dhe një linjë ajrore direke. Ky projekt është diskuar sot, gjatë një takimit që kryeministri, Sali Berisha zhvilloi me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë së Kuvajtit,. Rashid Al-Hammad.

Zyra e shtypit të kryeministrisë njofton se "zëvendëskryeministri dhe ministër i Drejtësisë së Kuvajtit Rashid Al-Hammad , shprehu interes për bashkëpunim të biznesit të të dy vendeve. Vendosja e një linje ajrore direkte, do të ndikonte pozitivisht në këtë drejtim", është shprehur përfaqësuesi i shtetit kuvajtian gjatë takimit.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha e falënderoi Rashid Al-Hammad për ndihmën bujare që Kuvajti i ka dhënë Shqipërisë që pas rënies së komunizmit. Gjithashtu, Berisha ka vlerësuar dhe kontributin e Fondit Kuvajtian në financimin dhe realizimin e dhjetëra projekteve me rëndësi, duke u ndalur tek projekti më i fundit për ndërtimin e rrugës së njohur si Boshti i Jugut.

Nga ana e tij, Rashid Al-Hammad e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e përzemërt dhe konfirmoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve, e cila do të forcohet më tej nga hapja së afërmi e ambasadave respektive në të dy vendet.

m.xh.NOA

KOMENTE