English

Dieta mesdhetare rrit pjellorinë

Roterdam, 23 mars, NOA - Dieta mesdhetare është përshëndetur nga shumë njerëz për cilësitë e saj dhe aftësinë për t'i sjellë përfitime trupit dhe shëndetit në tërësi, si te burrat ashtu edhe gratë.

Por një surprizë mbërrin nga një studim i kryer në Holandë, sipas të cilit, falë dietës mesdhetare, gratë mund të përfitojnë nga mundësi më të mëdha të pjellorisë së tyre.

Hulumtuesit holandezë të universitetit të Roterdamit treguan sesi edhe pse nuk shfaqet një lidhje e qartë midis dietës mesdhetare dhe pjellorisë, gratë që e ndoqën në mënyrë besnike një dietë të tillë, treguan se kishin më shumë shans për të mbetur shtatzanë paskëtaj.

Rezultatet u botuan në revistën "Fertility & Sterility ", dhe rezultatet e arritura u vlerësua se për të rritur probabilitetin e të qenit shtatzënë me 40%, mjafton të ndjekësh një dietë mesdhetare korrekte.

Sipas studiuesve, këto rezultate mund të jetë për shkak të kontributit të vitaminës B6 dhe acideve omega-6 që asorbohen lehtë përmes dietës mesdhetare.

n.e/NOA

KOMENTE