Zelandë e Re, 23 Mars NOA - Hajduti më i madh në Zelandën e Re i cili është drejtuesi i bankës u dënua me 6 vjet heqje lirie nga gjykata e Auckland.
Stephen Versalko, 52 vjeç dhe baba i tre fëmijëve ka pranuar se ka marrë paratë e tre klientëve të bankës ASB e cila kapte vlerën e 13 milionë eurove.
Më pas ai shtoi se 2.5 milionë të kësaj shume i kishte shpenzuar për prostituta dhe 217 mijë euro për të pirë verë.
Këto kanë qenë akuzat për të cilat ai u dënua dhe me 6 vjet burgim. Versalko u zbulua nga një kliente e cila kishte parë një dokumentar mbi financierin e SHBA, Madof.
r.b/NOA