English

Giffoni: Ndihmoj dialogun në Veri

Prishtinë, 23 mars, NOA - Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për veriun e Kosovës, ambasadori italian, Michael Giffoni, i tha BBC-së se megjithëse misioni i tij nuk ka të bëjë me strategjinë e autoriteteve ndërkombëtare dhe atyre vendore për veriun, ai nuk është në kundërshtim me të.

Ai tha se nëse objektivi përputhet në përmirësimin e cilësisë së jetesës, për qytetarët atëherë nuk ka asnjë kundërthënie mes tyre. Strategjia e autoriteteve ndërkombëtare dhe atyre vendore për veriun është kundërshtuar nga serbët lokalë. Ambasadori italian tha se roli i tij në veriun e Kosovës është që të promovojë vlerat evropiane dhe të ndërhyjë në ato fusha ku shihet e domosdoshme duke ndëmjetësuar në dialogun mes komuniteteve.

Z.Giffoni, a mund të na jepni më shumë sqarime për zyrtarizimin e misionit tuaj në fund të javës?

- Do të bëj atë që jam duke bërë që dy apo tre muaj. Po provoj që ta ushtroj këtë rol joformal duke u munduar që ta shtoj praninë dhe besueshmërinë e BE-së, të promovoj pikëpamjet dhe vlerat e BE-së. Kjo nënkupton që ta bëj më të prekshëm veprimin që ka nisur me Komisionin Evropian, përmes projekteve që ka në zhvillimin ekonomik dhe atë social, pastaj veprimin e EULEX-it. Të ndërhyj nëse është e domosdoshme, kudo që ka nevojë, duke përdorur veprimet evropiane për të arritur një dialog përmes ndërmjetësimit. Më saktësisht kjo ka të bëjë me punën në çështjet konkrete për të cilat ka nevojë komuniteti, dhe të provoj që të ndihmoj në gjetjen e zgjidhjeve praktike për problemet e përditshme. Përveç përmirësimeve ekonomike dhe sociale ju do të ndihmoni edhe në vendosjen e rendit dhe të ligjit apo jo?

- Nuk është ky një rol i imi, një fushë e posaçme e imja. Ju e dini se EULEX-i është atje, por ne punojmë edhe me EULEX-in. Kjo është diçka që ne mund ta bëjmë në të njëjtën kohë, por është EULEX-i që ka përgjegjësinë në këtë fushë.

Por kur bëhet fjalë për Zyrën Civile Ndërkombëtare (ICO) ju nuk do të punoni me të, psh. meqë edhe ai është një mision evropian në Kosovë?

- Unë nuk mund të punoj për ICO-në, sepse nuk jam i punësuar nga ajo dhe për BE-në kam një rol shumë jozyrtar. Sikur e kam thënë shumë herë, kjo nuk ka të bëjë asgjë me strategjinë e ICO-s dhe të institucioneve të Kosovës. Por, natyrisht nuk është në kundërthënie me të dhe në kundërshtim me të. Nëse objektivi përputhet në disa pika atëherë kjo nuk do të jetë problem dhe ne duam të punojmë në terren për të provuar që të përmirësojmë cilësinë e jetesës. Nëse kjo është ajo që ICO-ja ose institucionet e Kosovës duan që të bëjnë atëherë nuk ka asnjë problem dhe nuk shoh asnjë kundërthënie.

Ambasador ju thoni se doni të promovoni vlerat evropiane në veri të Kosovës. Më parë një udhëheqës politik serb i veriut të Kosovës, i ka deklaruar BBC-së se misioni juaj, pra Shtëpia e BE-së atje nuk është e mirëpritur nga serbët.

- Ne jemi atje dhe do të punojmë me komunitetin, me njerëzit që e shohin si të dobishëm bashkëpunimin me ne. Deri tani unë kam patur gjithnjë një dialog të mirë me shumicën e komponentëve të komunitetit atje. Do ta shohim këtë në terren, por deri tani nuk kam reagime negative.

Keni marrë sinjale pozitive edhe nga Beogradi?

- Po, po. Që nga fillimi i rolit tim unë asnjëherë nuk kam parë ndonjë pengesë të vërtetë nga Beogradi. Ta shohim në të ardhmen.

BBC

KOMENTE