English

Incidenti, Sampdoria-Juventus, dënohen tifozët

Milano, 23 mars, NOA - Incidenti i hedhjes së gurëve në fushë gjatë ndeshjes, Sampdoria-Juventus u ka kushtuar rëndë tre tifozëve të Juventusit. Mediat italiane raportojnë se policia e ka arrestuar tre tifozë, të cilët janë identifikuar nga kamerat e sigurisë gjatë ndeshjes.

Bëhet fjalë për dy burra dhe një adoleshentë nga qytetet e Kremona dhe Astit, të cilët akuzohen për hedhje gurësh në fushë dhe fishekzjarrësh kundër policisë.

m.xh/NOA

KOMENTE