Romë, 23 mars, NOA - Skuadra e Interit duket se do të ketë probleme serioze me sulmin në sfidën e radhë. Lojtari, Diego Milito, e ka lënë para kohe sulmin e skuadrës së tij, për shkak të disa probleme muskulare në këmbë.
Problemet shëndetësore të tij, janë vrejtur gjatë stërvitjes së organizuar sot. Sulmuesi i argjentinas, ka shkuar për të bërë provat e përditshme me skuadrën, por mjeku i ekipit, Franco Combi, i ka këshilluar të shtyj përgatitjet edhe për disa ditë.
Në këtë mënyrë, Milito është në dyshime për garën e nesërme kundër Livornos
m.xh/NOA