Torino, 23 Mars NOA - E ardhmja e David Trezeguet tek ekipi i Juventusit tashmë është e pasigurt.
Tek ekipi i bardhë e zinjve pritet që vitin e ardhshëm të ndodhë një revolucion i vërtetë dhe mund të jetë pikërisht dhe francezi i cili mund të përfshihet aty, duke u larguar nga ky ekip.
Këtë gjë mund të themi se e ka pohuar dhe vetë menaxheri i lojtarit, Antonio Caliendo, i cili deklaroi se Juventus do të sjellë në radhët e ekipit të saj shumë lojtarë të rinj dhe nga ato të cilët janë aktualë disa do të sakrifikohen duke u larguar dhe me sa duket aty bën pjesë dhe francezi, Trezeguet.
Tashmë mbetet dhe një vit tjetër në kontratën e lojtarit dhe ai duke qenë se mund të largohet që në merkaton e verës, mund të pranojë ofertat e ekipeve në SHBA dhe të Villareal i cili e ndjek francezin prej kohësh.
r.b/NOA