English

Kapen 17 kg drogë, i braktisën te Hani i Hotit

Shkodër, 23 mars, NOA - Po transportonin dy thasë me 17 kilogramë kanabis sativa brenda tyre, por me të pikasur se forcat e policisë u ishin vënë në ndjekje, i kanë lënë në mes të rrugës dhe janë fshehur duke përfituar nga errësira.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Hani i Hotit, të Malësisë së Madhe, pikërisht në afërsi të shinave hekurudhore, ku shërbimet e policisë kufitare kanë konstatuar lëvizje të disa personave të paidentifikuar.

Ndërsa kanë bërë thirrje për t'i ndaluar, këta të fundit janë larguar me shpejtësi dhe janë fshehur, të favorizuar nga terreni malor i zonës dhe nga errësira, duke braktisur në mes të shkurreve dy thasë.

Më pas, shërbimet kufitare bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të dy thasëve, ndërsa u konstatua se brenda tyre ndodheshin 16 pako të mbështjella me telefon, me peshë gjithsej 17.5 kg, lëndë bimore me karakteristika të ngjashme me atë të kanabis sativës.

Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve të kësaj vepre penale, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale, pa autor, "Trafikimi i lëndëve narkotike".

n.e/NOA

KOMENTE