Madrid, 23 mars, NOA - Ilaçi i rinisë gjendet tek erëzat tipike mesdhetare, si ajo e karafilit; fakt ky i zbuluar nga një studim i kryer në Spanjë, drejtuar nga profesoresha Huan Fernandez-Lopez dhe botuar në "Daily Telegraph".
Ky hulumtim është fokusuar në disa substanca natyrore, veçanërisht të dobishme për organizmin.
Sipas studimit, ajo që u klasifikua si erëza më e pasur në antioksidantë, ishte karafili (aromaticum Syzygium).
I pasur në polifenole, si dhe antioksidantë, karafili ka meritën të madhe për të ulur veprimin e radikaleve të lira, duke ngadalësuar procesin e plakjes. Studim është përqendruar fillimisht në analizën e vajrave esenciale që rrjedhin nga erëzat tipike të dietës mesdhetare: trumza dhe rozmarina.
Por për të fituar, me një diferencë të lartë ishte vetëm karafili, i cili kishte pikët më të mëdha të përmbajtjes së 5 substancave kryesore antioksidante.
Kjo erëz është veçanërisht e përshtatshme edhe si një alternativë për t'iu shtuar të ushqimeve, në sajë të aftësisë së saj për të luftuar oksidimin e yndyrës, i cili çon në prishjen e ushqimit. "Oksidimi i lipoideve është një nga arsyet kryesore për prishjen e ushqimit, dhe shkakton një ulje të konsiderueshme të vlerës së tyre ushqyese, si dhe humbjen e shijes. Për të shmangur përkeqësimin e tillë industria e ushqimit përdor antioksidantë sintetikë në produktet e saj. Kështu u lindën shumë pyetje rreth toksicitetit potencial të këtyre komponentëve kimike. Atëherë, ja zgjidhja! Çfarë është më mirë se një ruajtës natyror?", - tha prof. Lopez Fernandez për "Daily Telegraph".
a.k/NOA