Londër, 23 Mars NOA - Gjendja e teknikut Italian të Çelsit, Karlo Ançeloti, bo bëhet gjithnjë e më e tensionuar në këtë skuadër. Tashmë ai rrezikon të largohet nga ekipi dhe kjo vjen pas eliminimit të skuadrës nga Liga e Kampionëve dhe së fundmi, ku Çelsi ka humbur dhe kryesimin e Kampionatit Anglez pasi barazoi në fundjavë me Blackburn.
Abramoviç duket se i ka vënë një ultimatum teknikut italian, duke i bërë të qartë objektivat e ekipit dhe në qoftë se Ançeloti nuk do të fitojë as Premier League atëherë me shumë mundësi në pankinën e skuadrës londineze do të vijë dikush tjetër.
Vetë Ançeloti ka përgënjeshtruar këtë fakt duke pohuar me mjaft bindje se dhe vitin e ardhshëm ai do të jetë në drejtim të skuadrës së Çelsit.
r.b/NOA