English

Kushtetuesja zbardh vendimin që rrëzoi ligjin e dosjeve

Tiranë, 23 mars, NOA - Në një material për 41 faqesh Gjykata Kushtetuese jep argumentet që kanë të bëjnë me rrëzmin e ligjit për hapjen e dosjeve të ish-komunizmit. Gjykata vendosi në muajin dhjetor pezullimin e këtij ligj, ndërsa sot ka zbardhur vendimin dhe argumentet ligjore ku është mbështetur për shfuqizimin e këtij ligji.

Ligji për "Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve", solli debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Sipas Gjykatës Kushtetuese janë 114 argumente ligjore që rrëzojnë ligjshmërinë e propozimit të mazhoancës për pastërtinë e figurës së zyrtarëve.

Vendimi i Kushtetueses është marrë pas një seance këshillimore me Komisionin e Venecias.

m.xh/NOA

KOMENTE