English

Martesa na shëndosh dhe qetëson

Romë, 23 mars, NOA - Martesa shihet nga ekspertët si një terapi antistres, por edhe premisë për të na shtuar kilogramët, dhe kjo falë rritjes së mirëqenies dhe dobisë së të ndenjurit në çift.

Një fakt të tillë e tregon një studim i fundit, sipas të cilit, tashmë është vërtetuar edhe zyrtarisht se martesa i paraprin shtimit në peshë.

Sipas hulumtimeve të tij, meshkujt e martuar shtojnë gati tre herë më shumë në peshë pasi martohen dhe kjo thuhet se realizohet falë seksit të rregullt dhe kuzhinës së gruas.

Por fajtor për dhjamin e grumbulluar rreth barkut, shkencëtarët konsiderojnë edhe kohën që çiftet e kalojnë së bashku para televizorit pasi hanë ushqimin, por edhe rehatia që ndikon në mos-shpenzimin e kalorive të tepërta.

Por kjo vlen të thuhet edhe për femrat.

n.e/NOA

KOMENTE