Uashington, 23 mars, NOA - Takim i dytë me historinë e pabesueshme të Manuel Uribe, i cili hyri në 2007-ën në librin e Rekordeve Guinness si njeriu më i shëndoshë në botë, me plot 552 kg peshë trupore.
Tani, dy vjet më vonë që nga ajo ditë, me 181 kg më pak, Manuel duket se ka gjetur dashurinë e jetës së tij dhe do të martohet me Klaudia Solis.
Një histori e pabesueshme sot në kanalin Sky, i cili do të tregojë aventurën e pabesueshme dhe romantike të çiftit si dhe punën organizative për një ceremoni martesore jashtë linjave normale, për shkak të përmasave të jashtëzakonshme të dhëndrrit.
Për të hyrë në kishë, Manuel është çuar me një shtrat dhe për vallen tradicionale është kufizuar vetëm duke i mbajtur dorën gruas së tij plot gjallëri.
Uribe, i cili peshonte 2.7 kg në lindje si një fëmijë krejtësisht normal, vuan nga një formë e rëndë e obesitetit që kur ai ishte 22 vjeç.
Në atë kohë, rezident në Shtetet e Bashkuara, ishte 1.90 metra i lartë dhe peshonte 130 kg.
Që atëherë, ai filloi të fitojë peshë në mënyrë eksponenciale, muaj pas muaj, pa shkak të dukshëm.
a.k/NOA