English

Nabuko varet nga pakti Turqi-Armeni

Ankara, 23 mars, NOA - Ftohja dikurshme e Ankarasë zyrtare me Armeninë si edhe një rinisje e mundshme e raporteve të tyre, ka nisur të shihet me sy pozitiv nga shtetet e Lindjes së Mesme jo vetëm në aspektin diplomatik, por edhe në lidhje me realizimin e projektit të gazsjellësit Nabuko.

Bisedimet mes Turqisë dhe Azerbajxhianit lidhur me gazsjellësin Nabuko kanë ngecur, si pasojë e përpjekjeve të Ankarasë për të përmirësuar raportet me Armeninë.

Azerbajxhiani dhe Armenia në fakt, kanë konflikte territoriale lidhur me rajonin e Nagorni Karabakut.

Gazsjellësi Nabuko është projekt i Bashkimit Evropian që synon të zvogëlojë varësinë energjitike nga gazi rus, ndërsa synon transportin e gazit të vendeve të Azisë Qendrore duke mos kaluar përmes Rusisë.

n.e/NOA

KOMENTE