English

Përdori doping, përjashtohet skiatorja polake

Varshavë, 23 mars, NOA - Federata polake e sporteve ka pezulluar nga aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare skiatoren Kornelia Marek. Pezullimi i saj u bë për shkak se gjatë analizave, ajo u gjet pozitive për përdorimin e drogës.

Lajmi konfirmohet nga agjencia e lajmeve italiane, "Ansa". Skiatorja ka bërë analizat për doping pas kthimit nga olimpiada e lojërave dimërore të Vankuverit. Por me gjithë përdorimin e simulantëve, atletia nuk arriti të merret medalje. Në garën e fundit në ajo u rendit e shtata.

Gjithashtu, veç skiatores 24 vjeçare është pushuar dhe fizioterapisti i saj.

m.xh/NOA/ANSA

KOMENTE