English

Prifti kërcënon me mbylljen e kishës

Napoli, 23 Mars NOA - Bëhet fjalë për një prift i cili ka kërcënuar se do të mbyllë kishën në të cilën predikon dhe kjo do të vijë nëse spitali i vendit të tij do të kthehet në një klinikë abortesh.

Gjithçka ka ndodhur në Pollena Trochia të Napolit ku Don Giuseppe Cozzolino është mjaft i bindur për sa i përket vendimit që do të marrë.

"Në qoftë se spitali Apicella do të kthehet në klinikë abortesh atëherë kisha do të mbyllet", - ka theksuar ai duke mbrojtur idenë e tij.

Megjithëse është kthyer në një luftë të vërtetë në këtë vend për momentin ky vendim për një transformim të këtij spitali akoma nuk është marrë dhe asgjë nuk është bërë zyrtare.

r.b/NOA

KOMENTE