Kiev, 23 mars, NOA - E njohur tashmë për veprimet skandaloze, lëvizja feministe e Ukrainës që mban emrin "Femenia" ka goditur përsëri dhe këtë herë, në shenjë proteste kundër qeverisë së re që përbëhet vetëm nga meshkuj.
Aktivistet kanë ftuar edhe të dashurat dhe gratë e ministrave që t'i bojkotojnë ata seksualisht, duke protestuar më pas në rrugë nudo, kundër kryeministrit Nikolai Azarov, i cili nuk ka caktuar as edhe një ministre femër në kabinetin e ri qeveritar ukrainas.
"Me gjithë respektin tim për gratë, nuk është një pazar për gratë ai i ndjekjes së reformave", - tha një ditë më parë kryeministri Nikolai Azarov për të mbrojtur veten kundër akuzave për maskilitet.
n.e/NOA