English

Rasmusen: Dyert e NATO, të hapura për Bosnjen

Sarajevë, 23 mars, NOA - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen deklaroi nga Sarajeva se dyert e NATO-s mbeten të hapura për Bosnjë e Hercegovinën. Deklarata e kreut të NATO-s u bë gjatë një konference për shtyp pas takimit me kryetarin e kryesisë së Bosnjë-Hercagovinës, Haris Silajxhiq.

Vizita realizohet një muaj para takimit ministror të NATO-s në Estoni, në të cilin përsëri do të shqyrtohet aplikimi i BeH për t'u pranuar në planin për anëtarësim.

Rasmusen e përshëndeti progresin e arritur në reformat në fushën e mbrojtjes, plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave me BE-në dhe kontributin e Bosnjë e Hercegovinës në operacionet e ISAF-it.

Rasmusen shtoi se për NATO-n ka rëndësi të madhe funksionaliteti i shtetit, i cili mund të veprojë si një entitet.

NOA/EL

KOMENTE