Beograd, 23 mars, NOA - Autoritetet serbe kanë kërkuar ekstradimin nga Greqia të priftit ortodoks që shërbente në Kosovë, Simeon Vilovski. Prifti është akuzuar për shpërdorim të fondeve të kishës dhe ulje të imazhit të klerit ortodoks. Lajmi konfirmohet nga mediat serbe dhe kërkesa për dorëzim i është dërguar Athinës nga ministria e Drejtësisë së Serbisë.
Për Vilovskin, një gjykatë në Beograd, ka nisur hetimet lidhur për shpërdorim të fondeve për rikonstruktimin e Kishave në Kosovë.
Vilovski është arrestuar në Greqi gjatë muajit mars, pas një fletë arresti të lëshuar nga policia serbe.
Vilovski ka shërbyer në Kosovë, së bashku me peshkopin ortodoks të linjës së fortë nacionaliste pro serbe, Artmeije. Ky i fundit është shkarkuar nga Kisha Ortodokse Serbe lidhur me dyshime të ngjashme për abuzime me fondet.
m.xh/NOA/EL