English

Shqipëria e 23-ta në botë për Indeksin e Performancës Mjedisore

SHBA, 23 mars, NOA - Shqipëria renditet në vendin e 23-të midis 163 vendeve të botës për Indeksin e Performancës Mjedisore (Environmental Performance Index, EPI) për vitin 2010.

Ky klasifikim është bërë në bazë të të dhënave të raportuara nga një sërë institucionesh prestigjoze ndërkombëtare, të cilat përmblidhen në një raport të përbashkët nga Universitetet e Yale dhe Kolumbias të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Qendra Ndërkombëtare e Davosit (Zvicër) dhe nga Qendra për Kërkime Mjedisore e Komisionit Evropian në Ispra (Itali).

Në këtë klasifikim për Indeksin e Performancës Mjedisore në botë për vitin 2010 (EPI) Shqipëria, e cila në vitin 2006 renditej në vendin e 57-të, në katër vite ka arritur të renditet në vendin e 23-të.

Ajo ka lënë pas kështu, 14 vende të Bashkimit Evropian si Holanda, Danimarka, Spanja, Sllovenia, Luksemburgu, Lituania, ka lënë pas të gjitha vendet e Rajonit të Ballkanit, por Shqipëria ka lënë pas edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadanë dhe Australinë.

n.e/NOA

KOMENTE