Itali, 23 Mars NOA - Ka qenë një vendim i marrë nga vetë ekipi i Lens Armstrong dhe tashmë mund të themi se ajo është bërë e ditur se skuadra e tij nuk do të marrë pjesë në Xhiron e Italisë.
Edicioni i vitit 2010 të kësaj xhiroje është në program nga data 8 deri më 31 maj dhe tashmë është bërë zyrtare se prezenca e ekipit të tetë herë kampionit të "Tour de France" do të mungojë në Itali.
Me sa duket ky është një vendim i cili është marrë nga vetë amerikani dhe ai e ka pohuar këtë gjë në një deklaratë të dhënë për mediat e vendit ku jeton.
"Është një vendim i cili është marrë që në muajin janar", - ka theksuar Armstrong i cili dhe një herë tjetër ka dhënë konfirmimin për mospjesëmarrjen e ekipit të tij.
Për sa i përket ekipeve të tjera të cilat do të jenë prezent në Xhiron e Italisë ato janë si më poshtë:
Acqua e Sapone (Ita), AG2R La Mondiale (Fra), Androni Giocattoli-Diquigiovanni (Ita), Astana (Kaz), Bbox Bouygues Telecom (Fra), Bmc Racing Team (Usa), Caisse d'Epargne (Spa), Cervelo Test Team (Svi), Colnago-Csf Inox (Irl), Cofidis-Le Credit en ligne (Fra), Footon-Servetto (Spa), Garmin-Transitions (Usa), Lampre-Farnese Vini (Ita), Liguigas-Doimo (Ita), Omega Pharma-Lotto (Bel), Quick Step (Bel), Rabobank (Ola), Sky Professional Ct (Gbr), Team Htc-Columbia (Usa), Team Katusha (Rus), Team Milram (Ger) e Team Saxo Bank (Dan).
r.b/NOA