Lubjanë, 23 mars, NOA - Sllovenia dhe Kroacia duket se e kanë zgjidhur përfundimisht çështjen që kish të bënte me kufirin mes dy vendeve. Gjykata Kushtetuese e Sllovenisë ka miratimin e marrëveshjen kufitare me Kroacinë.
Vendimi i gjykatës heq dhe pengesën kryesore për Zagrebin, në bisedimet për pranim në Bashkimin Evropian.
Mospajtimet për kufirin ndërmjet dy ish republikave jugosllave e kishin bllokuar synimin e Kroacisë për integrim në BE, gjatë gjithë vitit të kaluar. Vendimi i Gjykatës, se marrëveshja e arritur shtatorin e kaluar është në pajtim me Kushtetutën, i jep mundësinë Sllovenisë, që të vazhdoj me procesin e ratifikimit në Parlament.
NOA/EL