English

Studimi: Alkooli po i vdes rusët

Moskë, 23 mars, NOA - Alkooli po kthehet në një vrasës të frikshëm për popullatën ruse, sidomos në vitet e fundit, e kjo falë shtimit të vartësve ndaj tij.

Një fakt i tillë pohohet në një studim të fundit sipas të cilit, konsumimi në sasi të mëdha i vodkës së lirë është arsyeja kryesore e mesatares së ulët të jetëgjatësisë në Rusi.

Studimi në fjalë, pohon se mesatarisht një rus pi 15 deri në 18 litra vodkë në vit.

Një pije kjo, mjaft e fortë, e cila e rrezikon seriozisht jetën e një rusi.

Sipas studiuesve në fjalë, përdorimi i alkooleve të forta e shkurton jetëgjatësinë me 9 deri në 10 vjet.

n.e/NOA

KOMENTE