SHBA, 23 Mars NOA - Rregulli i parë është të qenit autentik dhe duke u njohur e ndenjur si në të mirë dhe në të keqe e ndihmon dashurinë e një çifti në një lidhje.
Këtë gjë e kanë konfirmuar disa shkencëtarë të universitetit të "Ohio State University" në SHBA të cilët kanë bërë një kërkim në lidhje me këtë çështje.
Ky kërkim konsistoi në 62 çifte dhe në përfundim të tij, kërkimtarët konkluduan se partnerët respektivë, për të patur një lidhje sa më të mirë duhet që të pranojë njëri tjetrin si me të mirat ashtu dhe me defektet e tyre.
Gjithashtu sipas tyre duhet që lidhja të ketë një lirshmëri në brendësi të saj, ku shpesh herë ndërmjet çiftit sipas shkencëtarëve duhet të ketë dhe shaka të cilat të kenë një kufi të caktuar, pasi sipas tyre kjo ndihmon në përforcimin e një lidhjeje gjithashtu shton dhe besimin ndërmjet partnerëve.
Diçka tjetër tepër e rëndësishme është dhe besimi, ku sipas tyre të qenit i sinqertë në një lidhje ka mundësi që të çojë në një jetëgjatësi më të madhe atë.
r.b/NOA