Pogradec, 23 mars, NOA - I preu disa degë nga pema e oborrit të tij dhe duket se kaq ka mjaftuar për të zgjuar mërinë e një burri ndaj vëllait të tij.
Menjëherë, ai e ka goditur vëllanë në kokë me një vegël pune kize, duke i shkaktuar dëmtime në kokë, por për fat, ai i ka shpëtuar vdekjes pas ndërhyrjes së mjekëve në spital.
Ngjarja e rëndë raportohet nga burimet policore të Pogradecit, sipas të cilëve, është mundur të arrestohet në flagrancë 52-vjeçari Selami Hajro, banues në fshatin Laktesh të Pogradecit.
Ai goditi vëllain e tij 8 vjet më të madh, që mban inicialet Q.H, i cili ndodhet spitalin e qytetit të Pogradecit jashtë rrezikut për jetën.
I ndaluari Hajro akuzohet për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje", parashikuar nga neni 88/1 i Kodit Penal, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Pogradecit.
n.e/NOA