English

11 vjet më parë, NATO bomba mbi Serbi

Beograd, 24 mars, NOA - Si sot, 11 vjet më parë, forcat ushtarake të NATO-s nisën sulmet ajrore në Serbi, në kuadrin e konfliktit të këtij vendi me Kosovën për kufijtë e tyre.

Sulmet filluan në 24 mars 1999, me urdhër të ish-sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana, i cili në atë periudhë drejtonte Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Ndërkaq, bombardimet përfunduan më 10 qershor, ditë kur u miratua edhe rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa një ditë më parë, u nënshkrua Marrëveshja Teknike e Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë.

n.e/NOA

KOMENTE