English

Bildt: Konferenca e Sarajevës, të sjellë përfundime konkrete

Stokholm, 24 mars, NOA - Bashkimi Evropian duhet të sigurojë pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në samitin e Sarajevës, që mbahet në fund të majit, apo në qershor.

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bildt, sipas të cilit konferenca e mbajtur në fundjavë në Bërdo afër Kranjit, ka dëshmuar se edhe vetë shtetet e rajonit janë në gjendje të ndërmarrin iniciativën.

Në Slloveni është zhvilluar një debat kualitativ, por sipas kryediplomatit suedez, ajo që ka vështirësuar gjendjen, është mospjesëmarrja e Serbisë.

"Me mosardhjen e Serbisë ka humbur në një farë mënyre secili. Ka humbur Serbia, por edhe rajoni në përgjithësi. Serbia është një lojtar i rëndësishëm, sepse është vendi më i madh në rajon. Por kështu do të më vinte keq, sikur në konferencë të mos merrte pjesë edhe ndonjë vend më i vogël. Bashkëpunimi rajonal duhet të jetë gjithëpërfshirës", pohon Bildt.

Ndërkaq, ai nuk deshi të komentojë mospjesëmarrjen në këtë konferencë të presidentit të Këshillit të BE-së Herman von Rompey dhe ministrit të Jashtëm spanjoll Migel Anhel Moratinos, duke shtuar se më e rëndësishmja është pjesëmarrja e komisionerit për zgjerimin Å tefan Fülle.

n.e/NOA

KOMENTE