Spanjë, 24 Mars NOA - Dimri i cili sapo ka kaluar në shtetin e Spanjës duhet thënë se ka qenë ai më anormal dhe më ekstrem nga viti 1900. Këtë lajm e ka konfirmuar gjeografi Santiago Begueria nga një organizatë e specializuar, e cila doli në këtë përfundim pas një kërkimi.
Sipas gjeografit Santiago Begueria ky dimër në Spanjë ishte jashtë normales, pasi pati shumë anomali dhe ndryshime të papritura të klimës, diçka e cila rrallë herë ndodh në këtë vend.
Gjithashtu këtë dimër u vunë re dhe temperatura të cilat ishin ulur në krahasim me vitet e tjera dhe janë një sërë arsyesh të cilat e bëjnë këtë stinë në Spanjë më anormalen dhe ekstremen që nga viti 1900.
r.b/NOA