Ankara, 24 mars, NOA - Kërkesa e Turqisë për tu bërë pjesë e Bashkimin Europian ka hasur sërish në reagimin e Gjermanisë. Replikat në distancë janë zhvilluar mes kryeministrit turk dhe kancelares gjermane. Një ditë para vizitës së, Angela Merkel, në Ankara, kryeministri Erdogan deklaroi se,
"ne po zhvillojmë negociata që kanë për qëllim anëtarësimin e plotë. Për ne nuk ka alternativë tjetër".
Ndërsa reagimi i zyrtares gjermane ka qenë në linjën e mos pranimit të vendit me shumicë myslimane në Bashkimin Europian.
Merkel së fundi ka deklaruar se do t'i ofrojë Turqisë alternativa të tjera të ndryshme nga anëtarësimit në BE.
Gjermania është një nga vendet që kundërshtojnë anëtarësimin e plotë të Turqisë në BE.
NOA/EL