English

Greqia, BE fare pranë akordit

Bruksel, 24 mars, NOA - Vendet e Bashkimit Evropian duket se janë shumë pranë marrëveshjes për planin e veprimit lidhur me gjendjen e rënduar financiare në Greqi.

Kjo mësohet nga burime pranë selisë së Bashkimit Evropian në Bruksel, të cilat citojnë se zgjidhje kompromisi mund të jetë për një ndërhyrje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili gjithashtu do të ndihmojë vendet e zonës Euro.

Marrëveshja, sipas të njëjtave burime, mund të formalizohet ditën e nesërme gjatë një takimi midis krerëve të 16 vendeve të Eurozonës, i cili do të mbahet para takimit të Bashkimit Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE