Indi, 25 Mars NOA - Seksi para martesës dhe bashkëjetesa në shtetin e Indisë nuk është më e dënueshme. Kjo gjë prej kohësh ka qenë tabu në këtë vend dhe tashmë mund të themi se ajo nuk shihet më si diçka e tillë.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë gjykata e këtij vendi e cila mori shkas nga një deklaratë e Khusboo, e cila është një aktore e famshme e këtij vendi dhe në një deklaratë të saj pohoi se nuk është kundër seksit përpara martesës.
Për këtë gjë ajo u gjykua nga mediat dhe njerëzit e këtij vendi por, njëkohësisht ishte një shtysë për të cilin u mor dhe ky vendim.
r.b/NOA