Shkup, 24 mars, NOA - Në Shkup nesër mbërrin për vizitë zyrtare ministri karizmatik turk, Ahmet Davutoglu, i cili për dy ditë do të zhvillojë takime me zyrtarët e lartë shtetëror, deputetë dhe personalitete politike dhe publike në Maqedoni.
Në kuadër të vizitës së tij, Davutoglu do të jetë i pranishëm në përurimin e konsullatës turke në Ohër, do të vizitojë shtëpinë përkujtimore të Mustafa Kemal Ataturkut në Manastir si dhe Xhaminë e Larme në Tetovë.
Shefi i ri i diplomacisë turke kohëve të fundit po zhvillon një luftë kontradiktore me BE-në dhe SHBA-të për rolin e saj në politikën gjeostrategjike ndërkombëtare. Ai vitin e kaluar gjatë një vizite në Tiranë ka nënvizuar se Turqia dalëngadalë po i rikthehet Ballkanit dhe se për këtë është ndërmarrë një ofensivë diplomatike.
NOA-INA