English

Kryeministri: Denoncuesit e kanabisit, të paguhen

Tiranë, 24 mars, NOA Update - Duhet që vendoset masë dëmshpërblimi për të gjithë denoncuesit e sipërfaqeve të mbjella me kanabis sativa.

Kjo ka qenë një nga masat që kryeministri Berisha përmendi si të domosdoshme në kuadrin e luftës anti-kanabis, gjatë fjalës së tij në një konferencë për analizimin e rezultateve të planit të veprimit kundër kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Më tej, ai i tha kreut të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, që të vihet në zbatim ligji për ndëshkimin e vendorëve që fshehin veprimtarinë e kultivimit të lëndëve narkotike.

"Këtë vit të hapet një kapitull i ri në luftën kundër kanabisit, pasi kultivimi i drogës mbetet problem madhor për vendin tonë", ka thënë kryeministri.

Ai ka shtuar më pas se gjithsesi, mundësia për çrrënjosjen e mbjelljes së kanabisit është reale dhe se për këtë duhet fiksuar tek të gjithë ideja se "ai që mbjell kanabis në oborr, bën krim dhe duhet të dënohet"

"Ka komuna që janë bërë të famshme për drogën dhe ndërkombëtarët i njohin ato. Por drejtorë të policisë së Gjirokastrës dhe Durrësit, etj, duhet të zbatojnë ligjin edhe ndaj vendorëve se nuk kemi përse të damkosim vendin", tha ai.

"Qeveria është e gatshme t'u mbështesë me projekte, - u tha ai vendorëve, - dhe nëse e zbaton ligjin, nuk i shkon më mendja për kanabis askujt", përfundoi Berisha.

n.e/NOA

KOMENTE