Torino, 24 Mars NOA - Ka dalë në skenë një emër i ri për sa i përket pankinës së Juvenusit dhe bëhet fjalë pikërisht për Felix Magath.
Këtë gjë e ka konfirmuar vetë shtypi i shtetit Gjerman të cilët kanë shtuar në listën e trajnerëve të mundshëm për bardhë e zinjtë në vitin e ardhshëm dhe Magath.
Tekniku është i njohur për formacionin e tij 4 - 4 - 2, të cilin Juventus do të zbatojë por, emri i tij mbahet mend nga tifozët juventinë për një episod jo të pëlqyer dhe bëhet fjalë pikërisht për finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 1983, ku ishte Magath i cili shënoi dhe golin e fitores për ekipin e tij të Hamburgut.
Megjithatë e shkuara lihet pas, kjo vjen pasi duke parë rezultat e teknikut në drejtim të Bajernit e më pas të Wofsburgut dhe tashmë me Shalke 04, stafi drejtues i bardhë e zinjve ka shfaqur një interes të vërtetë drejt Magath.
r.b/NOA