English

Qeveria, 102 milionë lekë KKRT-së

Tiranë, 24 mars, NOA - Qeveria i ka akorduar Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit për vitin 2010 fondin prej 102.2 milionë lekësh.

Sipas një vendimi të posaçëm të miratuar gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ky institucion do të marrë 80.8 milionë lekë për shpenzime korrente dhe 21.4 milionë lekë të tjera për shpenzime kapitale.

Bëhet me dijeni se Ky fond të përballohet nga të ardhurat e parashikuara të vitit 2010 për Këshillin Kombëtar të Radios dhe Televizionit.

"Ngarkohet KKRT për zbatimin e këtij vendimi, ndërsa ai i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2010", thuhet në vendimin përkatës të qeverisë.

n.e/NOA

KOMENTE