English

Ribery, nëse lë Bayern do shkojë në Spanjë

Berlin, 24 mars, NOA - "Nëse vendos të mos e rinovoj kontratën me Bayern do të shkojnë në Spanjë". Kjo është deklarata e mesfushorit Ribery, dhënë për revistën gjermane "Sport Bild".

"Mund tu sigurojë se nuk kam marrë asnjë vendim. Por do të isha një gënjeshtar, nëse do të thosha se nuk kam hipoteza të tjera për të zgjedhur", ka thënë lojtari i Bayern.

Më pas ai ka shtuar se i duhet të marrë në konsideratë dhe faktorë të tjerë, që nuk kanë të bëjnë me futbollin, siç është familja.

Ribery, ka një kontratë me Bayern, që përfundon në 2011. Deri më sot ai është kërkuar nga Real Madrid, Barcelona dhe Çelësi.

Ndërsa ai ka theksuar se do të dëshironte një kontratë prej 5 vitesh.

NOA/ANSA

KOMENTE