English

Rrugorët, 976 gjoba në një ditë

Tiranë, 24 mars, NOA - Forcat e Policisë Rrugore të kryeqytetit po vazhdojnë kontrollet ndaj drejtuesve të mjeteve në kuadrin e aksionit për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore.

Në këtë kuadër, bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, se vetëm gjatë ditës së djeshme, prej tyre janë vendosur 967 gjoba dhe janë hequr 14 leje drejtimi.

Rrugorët i kanë vendosur gjobat në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj.

Po ashtu, gjoba janë vendosur edhe për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës.

n.e/NOA

KOMENTE