English

Samiti i PPE-ve, Berisha drejt Brukselit

Bruksel, 24 mars, NOA - Kryeministri Berisha është nisur sot pasdite drejt Brukselit, për të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane, i cili do të zhvillohet nesër në mjediset e Akademisë Mbretërore të Belgjikës.

Lajmi bëhet me dijeni nga burime zyrtare të Këshillit të Ministrave për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, në këtë takim të nivelit të lartë do të jenë të pranishëm personalitete të larta evropiane si presidenti i PPE, Vilfried Martens; presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso; presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy; presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Busek.

Por do të jenë njëkohësisht pjesëmarrës edhe 13 kryetarë shtetesh dhe qeverish të Bashkimit Evropian, si Angela Merkel, Francois Fillon, Silvio Berlusconi, Donald Tusk, Fredrik Reinfeldt, Jan-Peter Balkenende, Traian Basescu, Boyko Borisov, Valdis Dombrovskis, Laurence Gonzi, Jean-Claude Juncker, Joseph Daul etj.

PPE, Partitë Popullore Evropiane është grupi më i gjerë dhe më influent politik i së djathtës në Europë, në përbërje të të cilit janë të përfshira 72 parti anëtare nga 39 vende të Evropës dhe përfaqësohet nga grupimi më i gjerë politik në Parlamentin Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE